LAJMI I FUNDIT:

Ushtaret izraelite vallëzojnë gjysmë lakuriqe (Video)

Ushtaret izraelite vallëzojnë gjysmë lakuriqe (Video)

Një javë pasi që fotografitë e vajzave izraelite gjysmë lakuriqe, në shërbim ushtarak, pushtuan faqet e tablloideve botërorë, në rrjetet sociale tash po qarkullon një video xhirim, në të cilin shihen se si kërcejnë të zhveshur. “Luani siç luajnë prostitutat përreth shtyllës së metaltë”, këshillonte një vajzë në fillim të xhirimit.

Vajzat e ushtrisë izraelite në “videon e shtëpisë”


Për dallim nga fotografitë e mëhershme, identiteti i ushtareve të xhiruara është i panjohur, sikurse edhe data e xhirimit.

Në xhirim dëgjohet zëri i një vajze duke i thënë shoqes së saj se do ta postojë në Facebook xhirimin: "Unë do të të duartrokas, nuk do të duhej ta shihje xhirimin. Do ta bëj këtë".

Në xhirim shihen vajzat dule vallëzuar, disa të veshura me pjesën e poshtme të uniformës, njëra vetëm me brekë tango, me armë në duar ose afër.

Pasi që fotografitë e publikuara javën e kaluar kishin shkaktuar reagime të ashpra, jo vetëm në Izrael, ushtria izraelite ka dënuar këtë veprim duke thënë se bie ndeh me etikën dhe kodeksin ushtarak.

Fotografitë seksi që shkaktuan reagime të shumta në ushtrinë izraelite

Shumë media në mbarë botën publikuan fotografitë pa i mjegulluar fytyrat e vajzave ushtare.

Armata izraelite disa ditë më vonë paralajmëroi se do të aplikojë rregulla të reja për shfrytëzimin e rrjeteve sociale, respektivisht se do të ndalojë ato për pjesëtaret e njësiteve sekrete, ndonëse ka thënë se kjo s’ka të bëjë me fotografitë e publikuara.

Mirëpo, jo të gjithë e kanë gjykuar sjelljen e vajzave izraelite. Ish censorja ushtarake izraelite, Rahel Dolev ka deklaruar se nuk ishte e shokuar, duke thënë se fotografi të ngjashme ka në albumin e saj të mbyllur në depo. /Telegrafi/