LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët profesionistë kërcënohen me grevë nëse nuk zgjidhet problemi me transportin

Ushtarët profesionistë kërcënohen me grevë nëse nuk zgjidhet problemi me transportin

Risto Ajtov nga Sindikata për mbrojtje dhe siguri, ka thënë që prej 10 ditësh, është ndërprerë gjysma e linjave të transportit të organizuar të ushtarëve. Ai ka deklaruar se ushtarët janë të detyruar që vetë të paguajnë rrugën vajtje-ardhje deri tek kazermat. Sipas tij, kjo situatë do të detyrojë ata që të hyjnë në grevë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ky top i mbushur me probleme tanimë plasi. Pjesëtarët e Armatës dhe Ministrisë së mbrojtjes kanë arritur deri në shkallën e fundit të ekzistencës duke aluduar se të ardhurat që vijnë në formë të pagës janë aq të ulëta, sa që na shtyjnë të parashtrojmë pyetjen se: A na nevojitet armata, e cila do ta mbroj sovranitetin dhe integritetin e shtetit tonë?”, ka thënë Risto Ajtov nga Sindikata për mbrojtje dhe siguri.


Sipas Adnan Alitov nga Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë me rebalancin e buxhetit, nga Ministria e Mbrojtjes do të transferohen 2.1 milion euro tek Ministria e punëve të brendshme, gjë që sipas tyre do të përkeqësoj gjendjen financiare, duke mos arritur t’ju plotësohen kërkesat e tyre. Alitov ka thënë se mëditjet e kujdestarisë dhe paratë e transportit nuk janë paguar që nga muaji mars.

“Për çfarë standardi të flasim kur armata nuk ka kushtet elementare për punë: ushtarët nuk kanë uniforma të kompletuara; në objektet e caktuara ushtarake nuk kemi energji elektrike e as ujë, kurse ushqimi është katastrofë. Ministria e Mbrojtjes sikur se me dashje, do të na fus neve të punësuarve ne grevë. Nëse është ashtu nuk ka problem, ne jemi të gatshëm të futemi në grevë”, është shprehur Adnan Alitov nga Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Kalo në kategori