Ushtrime të rëndomta për heqje yndyre e dhjami nga barku
Pesha juaj trupore në masë të madhe është e përcaktuar midis kalorive që i merrni dhe energjisë që e shpenzoni. Masa e muskujve gradualisht zvogëlohet gjatë plakjes, ndërkaq yndyrat përbëjnë përqindjen gjithnjë e më të madhe të peshës.
Veç kësaj, shumë femra vërejnë rritjen dhjamit të barkut gjatë plakjes, madje edhe nëse nuk kanë shtuar peshë. Kjo ndodh me siguri për shkak të uljes së nivelit të estrogjenit, gjë që ndikon në përhapjen e yndyrës nëpër trup.
Tendenca që të krijohet dhjami rreth barkut mund të ketë komponent gjenetik.
Këto ushtrime të rëndomta për barkun të cilat mund t’i bëni në shtëpi 2-3 herë në javë do të tendosin muskujt tuaj të barkut dhe do të keni bark të zvogëluar, transmeton Telegrafi.
Qëndroni me këmbë të hapura sa gjerësia e krahëve. Me këmbën e djathtë bëjeni një hap para, duart dhe bërrylat lakojini nën këndin 90 gradë, kthejeni trupin aq sa mundeni në anën e djathtë pa i lëvizur kërdhokullat dhe shpejt kthehuni në pozitën fillestare.
Përsëriteni këtë 15 herë dhe pastaj të njëjtat ushtrime bëni në anën e majtë.
Qëndroni me këmbë pak të larguara nga njëra-tjetra, me gjunjë të lakuar lehtë dhe me duar në ije. Bëjeni një hap me këmbën e djathtë dhe shpejt ngrijeni deri në lartësi të kërdhokullave, ngrijuni në gishtërinj të këmbës së majtë, lëshojeni shputën e majtë dhe të djathtë në dysheme shpejt dhe përsëriteni këtë ushtrim 20 herë.
Pastaj përsëriteni ushtrimin edhe me këmbën e majtë.
Qëndroni në këmbë të hapura pak më shumë se gjerësia e krahëve. Uluni në gjunjë si në fotografi me duart pranë trupit, ngrijuni shpejt duke ngritur duart mbi kokë.
Qëndroni në pozitën si në fotografi, shpejt ngrini duart, me shuplaka të kthyera njëra ndaj tjetrës, duke i lakuar nga prapa sa më shumë që të mundeni. Kujdesuni që me gju të mos prekni dyshemenë, sepse ushtrimi nuk do ta ketë efektin e duhur.
Përsëriteni këtë ushtrim 2 herë dhe pastaj bëjeni edhe me këmbën tjetër.
Qëndroni me këmbë dhe duar të hapura pranë trupit, njëkohësisht ngrini këmbën e majtë, duke e lakuar në gju sa më shumë që mundeni, duart mbi kokë duke u ngritur në gishtërinjtë e këmbës së djathtë.
Përsëriteni këtë ushtrim 25 herë me të dy këmbët.
Qëndroni me këmbë dhe duar të hapura në distancë të trupit, bëjeni një hap të vogël me këmbën e djathtë duke e kthyer trupin në të djathtë, kalojeni shpejt peshën në këmbën e majtë, lakojeni pak gjurin, ngrini këmbën e djathtë nga prapa njëkohësisht duke bërë shpejt me dorë sikur hidhni diskun.
Bëjini dhjetë ushtrime dhe pastaj ndërrojeni anën.
Nga pozita në këmbë bëjeni një hap dhe uluni sikur në fotografi. Le t’ju jenë gjunjët nën këndin 90 gradë. Duart mbi kokë. Shpejt ngrijuni dhe drejtohuni me duart mbi kokë. Shpejt uluni në të njëjtën pozitë.
Përsëriten nga 12 herë me të dyja këmbët.
Qëndroni me duart e bashkuara dhe të liruara mbi bark. Këmbët pak të hapura se gjerësia e krahëve. Bëjeni një ulje galuc duke i futur duart midis këmbëve, menjëherë ngrijuni dhe njëkohësisht duke ngritur duart mbi kokë (sikur ngrini një çekiç që rëndë).
Përsëriteni pa ndërprerë 12 herë.
Të gjitha këto ushtrime ndikojnë në zvogëlimin e vëllimit të barkut, por edhe të kofshëve dhe kërdhokullave, prapanicës…
Ushtrimin përfundojeni me dhjetë ushtrime barku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Kështu duhet ta joshni një mashkull në takimin e parë!
Pse acidi folik është kaq i rëndësishëm për shtatzënat
Trupat dhe antitrupat: Çfarë është faktori Rh dhe përse është me rëndësi të përcaktohet në shtatzëni
Si të bëni efektin ombre në buzë?
Paris Hilton me flokë të zinj duket aq ndryshe sa njerëzit nuk e njohën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi