Ushtrime të shkëlqyeshme për dama të moshës së pjekur dhe për të rejat të cilat rrallë ushtrojnë
Këto ushtrime të thjeshta dhe të lehta janë ideale për persona të moshuar por edhe për të persona të rinj të cilët nuk janë aktivë. Do t’ju ndihmojë që t’i lëvizni dhe t’i forconi muskujt, por me kohë edhe të arrini kondicion.
Merita Humolli
IFA Personal Trainer
045 27 57 57
Fitness Gym Prishtina
Bëni tri herë në javë, ndërkaq ditëve të tjera bën shëtitje të shpejta.
1. Uluni në dysheme, këmbën e majtë shtrijeni, ndërkaq të djathtën lakojeni në gju në atë mënyrë që shputa të prekë kofshët. Përkuluni përpara dhe me maja të gishtave prekni shputën e majtë. Qëndroni në atë pozitë 30 sekonda, dhe ndërrojeni anën.
2. Kthehuni në pozitën ulur, shtrijeni këmbën. Merrni peshat gjysmë kilogramëshe, dhe ngrini duart mbi kokë. Bëjeni këtë ushtrim dhjetëra herë.
3. Kthehuni në krahë dhe mbështetuni në bërryla. Këmbën të cilën e keni në dysheme lakojeni në gju, ndërkaq tjetrën shtrijeni dhe mbajeni sa më gjatë të mundeni. Pas dhjetë përsëritjeve, kthehuni në krahun tjetër.
4. Për t’i forcuar kofshët dhe pulpat pa ndonjë mundim të madh, uluni në topin pilates, ndërkaq duart vendosni në kofshë. Kërceni një deri dy minuta lart-poshtë, që topi të kërcejë lehtë, por që të mos humbni mbështetjen.
5. Me shpinë mbështetuni në top, ndërkaq këmbët le të jenë të shtrira me shputa në dysheme. Duart vendosni në zverk, dhe bëni 10, 15 gjysmë ushtrime për muskuj të barkut, por pa u lodhur dhe, nëse e shihni të nevojshme, me pauza. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Si të ndërtoni muskuj shpejt: Pesë truqe për të gjithë ata që nuk po vërejnë rezultate
Çfarë duhet të bëni kur në rrugë gjeni mace të sapolindura?
“Split” sistemi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën