LAJMI I FUNDIT:

Vajza e dhunuar në jetimoren e Shkodrës i shkruan Edi Ramës

Vajza e dhunuar në jetimoren e Shkodrës i shkruan Edi Ramës

Njëra prej vajzave të dhunuara në jetimoren e Shkodrës, K.B i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama.
Vajza 12 vjeçare që jeton së bashku me 2 motrat e saj prej shumë vitesh nëpërmjet një letre drejtuar Ramës ka rrëfyer dhunën sistematike që është ushtruar ndaj saj dhe motrave brenda jetimores.

Ajo u shpreh se fëmijët më të mëdhenj i dhunonin vazhdimisht, motrat e saj dhe i çonin në një dhomë ku i rrihnin me shkopin që ishte në raft.


“Shkopi ishte prej hekuri dhe na rrihnin pa mëshirë. Çunat më të mëdhenj na detyronin të thoshim fjalë të pista dhe të bënim veprime që donin ata, pasi nëse nuk pranonim ata na rrihnin”, shkruan vajza.

Ajo ka deklaruar në letër se në dijeni të këtyre ngjarjeve ka qenë edhe ish-drejtoresha Albana Llazani, apo siç ajo

“Kur mami na merrte në shtëpi, ne i tregonim mamit dhe mami shkonte te zysh Albana. Por ajo i thoshte se unë gënjeja dhe nuk merrte fare masa. Dhe sa ikte mami na kërcënonte të mos tregonim për çfarë ndodh në shtëpi”, vijon rrëfimin 12 vjeçarja.

Ndër të tjera në letrën e saj drejtuar kryeministrit Edi Rama vajza 12 vjeçare kërkon të ndihmohet familja e saj dhe ajo së bashku me tre motrat të largohen nga ky institucion pasi nuk mund të durojnë më këto vuajtje.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori