LAJMI I FUNDIT:

Vajza, ky vendim i qendrave tregtare do t’ju bëj t’i blini të gjitha rrobat që i shihni

Vajza, ky vendim i qendrave tregtare do t’ju bëj t’i blini të gjitha rrobat që i shihni

Qendrat tregtare në Britani janë duke i hequr pasqyrat në zveshtore për t’i ndihmuar femrat të kenë më shumë vetëbesim për trupin e tyre.

Gjithashtu, ata shpresojnë se me këtë vendim konsumatorët do të blejnë më shumë rroba, transmeton Telegrafi.


Qendrat tregtare në Birmingham, Bristol dhe Croydon veçse i kanë mbuluar pasqyrat e tyre për ta ngritur vetëbesimin e personave në përgjithësi, por veçanërisht të femrave.

Një përfaqësues nga Hammerson shpjegon se këtë iniciativë e kanë marrë pasi kanë mësuar se 71 për qind e grave britanike nuk ndjehen mirë ta blejnë ndonjë rrobë të caktuar pasi ta kenë shikuar në pasqyrën e zhveshtores.

Ky “test” do të ndodhë gjatë javës tjetër dhe nuk është bërë e qartë nëse të gjitha dyqanet e qendrave tregtare do të jenë pjesë e kësaj iniciative.

Se a është e mirë kjo iniciativë apo jo, gjykojeni vet. /Telegrafi/