LAJMI I FUNDIT:

Vajza që shokoi opinionin: Kam luajtur në një film ku vriteshin fëmijë të vegjël

Vajza që shokoi opinionin: Kam luajtur në një film ku vriteshin fëmijë të vegjël

Rrëfimi i një vajze për emisionin “Le Iene” ka tronditur Italinë mbrëmjen e djeshme. Vajza e quajtur Alice ka rrëfyer atë që ndodh atje ku prodhohet material pedopornografik dhe torturat e tmerrshme mbi fëmijë të vegjël.

Emisioni ka trajtuar temën e filmave “snuff” (Snuff movie – film ku personazhet vriten ose kryejnë vetëvrasje, pamjet e të cilës shfaqen të plota, me qëllime përfitimi financiar).


Në intervistën e saj, Alice rrëfen sesi para disa vitesh është bërë pjesë e këtyre filmave. Një përvojë aq drithëruese, saqë për një periudhë mendja e saj kishte fshirë çdo kujtim.

Vajza flet me lot në sy për “fëmijë të vrarë me të vërtetë”, në një skenë ku ajo ishte veshur si Borëbardha, ndërsa fëmijë të vegjël si xhuxhat.

“Ata ishin rreth 4 vjeç. Në një moment hynë disa gra të veshura si shtriga dhe filluan të bënin veprime të çmendura. I vranë të gjithë fëmijët, u prenë kokën. Në atë moment mund të më ketë rënë të fikët sepse nuk mbaj mend asgjë”, rrëfen vajza.

Rrëfimi i vajzës duket aq i vështirë për t’u besuar dhe akoma më i vështirë verifikimi i vërtetësisë së tij.

Ekspertët neuropsikiatër thonë se ekziston edhe mundësia që një përvojë e tillë të mos jetë gjë tjetër veçse një tërësi kujtimesh false, të përcaktuara nga faktorë të panjohur. Megjithatë në lidhje me pretendimet e saj kanë nisur hetimet.

Çfarë është një snuff movie dhe a ekzistojnë vërtet të tillë?

Një “snuff movie” është një video e realizuar me persona, të cilët përdhunohen dhe torturohen deri në vdekje. Shpesh këto personazhe janë fëmijë, përcjell Shekulli.

Çështja e këtyre filmave është duke u ndjekur prej vitesh nga një gazetar i “Observer”, i cili në vitin 2000 arriti në fuste në dorë disa dokumente të rezervuara të shërbimeve sekrete britanike, në të cilat flitej për arrestimin e një shtetasi rus, i cili ishte përfshirë në realizimin e këtyre filmave së bashku me një italian.

Nuk dihet me siguri nëse këta lloj filmash ekzistojnë vërtet, por disa materiale pedopornografike, në të cilat fëmijët torturohen dhe vriten qarkullojnë në internet, madje në vitin 2014, mbi bazën e tyre janë arrestuar disa persona.

Gjatë emisionit “Le Iene”, njohës të çështjeve të tilla thanë se dhuna seksuale mbi fëmijët rrallë denoncohet, pasi viktimat preferojnë ta harrojnë në një farë mënyre përvojën e tmerrshme, sepse rrëfimi do t’i bënte të përjetonin çdo gjë nga e para.

Mendohet se pas këtyre fotove dhe videove fshihet një biznes i vërtetë me xhiro miliardash, për të cilin pakkush flet.

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori