LAJMI I FUNDIT:

Valentin Spaqi konsiderohet legjendë në Rahovec, ja deklarata e tij pas triumfit (Foto)

Valentin Spaqi konsiderohet legjendë në Rahovec, ja deklarata e tij pas triumfit (Foto)

Valentin Spaqi ka arritur suksesin më të madh deri tani në karrierë si trajner – ai ka arritur të ngrit nga asgjëja klubin e qytetit të Rahovecit dhe ta dërgojë për herë të parë që nga paslufta në Superligë.

Tekniku prizrenas i cili ishte prej më të mirëve që ka njohur sporti i basketbollit si lojtar, tash po korr suksese edhe si trajner, shkruan Telegrafi.

Ai udhëhoqi një grup fantastik lojtarësh drejt një suksesi historik për vendin klubin e të cilit ai udhëhoqi.


Në Rahovec pas këtij suksesi, mediat e kanë konsideruar legjendë, jo vetëm për faktin që ka kthyer ekipin në Superligë, por për shkak të pasionit për basketbollin që ky njeri i ka sjellë vendit me traditë në sport, por me pak përkrahje, e një palestër që ka 10 vjet që nuk po përfundohet.

Pas ndeshjes, Spaqi deklaroi për Borozani se për të ky emocion është më i miri, teksa tha se Zoti ka ndihmuar atë dhe ekipin, sepse Zoti ndihmon trimin dhe punëtorin.

“Nuk mund t’i shpjegoj emocionet, nuk ka emocione më të mira. Sa i përket tifozëve, në qytetin e Rahovecit ka rilindur basketbolli. Këtu ka mundësi për punë, kushtet janë të mira dhe mendoj që Rahoveci e ka merituar Superligën, sepse ka potencial të jashtëzakonshëm. I falëndëroj tifozët për përkrahjen, e falëndëroj kryetarin Bekim Hoxha, i cili asnjëherë nuk ngurroi të na dhuronte mbështetje maksimale dhe të gjithë bashkë e arritëm qëllimin tonë për të qenë në Superligë sezonin e ardhshëm. Ashtu siç e kam thënë gjithmonë, e përsëris shprehjen time që trimit dhe punëtorit i ndihmon Zoti. Edhe neve na ndihmoi Zoti”, u shpreh Spaqi pas ndeshjes me trofeun në duar, e lot në sy duke festuar bashkë me mijëra tifozë që nga Rahoveci udhëtuan në Suharekë, sepse palestrën ministria e Kulturës ka 10 vjet që nuk e ka përfunduar.

Nga viti i ardhshëm Rahoveci do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në basketboll, ndërsa thuhet që edhe fondet nuk do të mungojnë. /Telegrafi/

kb 1 kb rahoveci 1 kb rahoveci 2 kb rahoveci 3 kb rahoveci 4 kb rahoveci 5 kb rahoveci 6 kb rahoveci 7 kb rahoveci 8 kb rahoveci 9 kb rahoveci 10 kb rahoveci 11 kb rahoveci