LAJMI I FUNDIT:

Valero: E dominuam Milanin

Valero: E dominuam Milanin

Borja Valero beson se Fiorentina ka dominuar gjatë gjithë lojës dhe Milani ka  krijuar shumë pak në barazim e sotëm 0-0.

Mesfushori spanjoll beson që skuadra e tij ka luajtur më mirë ndaj Milanit, por kanë dështuar të fitojnë, pasi bashkëlojtari i tij, Josip Ilicic humbi një penallti në minutën e 23-të të takimit.


“Ne dominuam gjithë lojën, ata krijuan shumë pak. Ne duhet të jemi të lumtur”, deklaroi Valero për Mediaset Premium, transmeton Telegrafi.

Milani dhe Fiorentina ndahen në paqe (Video)
Lexo po ashtu Milani dhe Fiorentina ndahen në paqe (Video)

“Ajo që ka rëndësi është fitorja, por kemi pasur aq shumë gjuajtje në gol dhe do të përpiqemi të bëjmë të njëjtën gjë në ndeshjet e radhës”.

“Unë do të doja të përfundojë karrierën time këtu dhe pastaj të qëndroj si drejtor, apo ndonjë rol tjetër është e mirë”, përfundoi mesfushori spanjoll. /Telegrafi/