LAJMI I FUNDIT:

Van Gaal: Van Persie, i jashtëzakonshëm

Van Gaal: Van Persie, i jashtëzakonshëm

Trajneri i Holandës, Louis van Gaal, ka lavdëruar Robin van Persien pasi sulmuesi i Manchester United shënoi dy gola për të ndihmuar ekipin e tij të fitojë 4-0 ndaj Rumanisë.

“Van Persie ishte shumë i pafat në pjesën e parë, por në pjesën e dytë në fakt ai ishte shumë i kënaqur, pasi bëri një gol të jashtëzakonshëm të klasit botëror. Ishte një top që ai mezi e arriti, por që me kujdes e goditi në këndin e sipërm. Dhe ai shënoi edhe një penalti”.

“Ai po ashtu ishte një lojtar cak për kundërshtarin, siç mund ta kishit parë në golin e parë. Dhe Van der Vaart bëri një goditje të përsosur. Lens po ashtu ishte i përfshirë në të dy gola. Dhe unë ende nuk kam folur për organizimin në mbrojtje”, ka folur plot krenari Van Gaal.


Holanda mban kreun e grupit D kualifikues për Botërorin 2014 me shtatë pikë diferencë me edhe katër ndeshje të mbetura. /Telegrafi/