LAJMI I FUNDIT:

Van Gaalit do t’i pëlqente kalimi i Sneijderit te Chelsea

Van Gaalit do t’i pëlqente kalimi i Sneijderit te Chelsea

Përzgjedhësi i Holandës, Louis van Gaal, ka pranuar se do të dëshironte ta shihte Wesley Sneijderin duke luajtur me fanellën e Chelseat.

Mesfushori i Galatasarayt ka punuar me Jose Mourinho gjatë kohës së përbashkët te Interi, ndërsa pas angazhimit të portugezit si trajner i Bluve, spekulohet se 29-vjeçari mund të kalojë në Stamford Bridge.

“Çfarë mendoj për kalimin e Sneijderit te Chelsea? Londra është më pak se një orë larg me aeroplan nga Holanda dhe për më shumë, Wesley ka raporte të shkëlqyera me Jose Mourinhon”, ka thënë Van Gaal. /Telegrafi/