LAJMI I FUNDIT:

Varreza më e madhe në botë, aty ku “një vend” kushton tremijë euro (Video)

Varreza më e madhe në botë, aty ku “një vend” kushton tremijë euro (Video)

Një varrezë që “strehon” 5 milionë trupa po shkon drejt ezaurimit të hapësirës për shkak të luftës me ISIS-in.

Pamjet e videos tregojnë zonën e Najafit në Irak. Wadi al-Salam është varreza më e madhe në botë dhe ka një hapësirë prej 10 kilometrash katrorë.


I njohur me emrin Lugina e Paqes, ky vend ka në qendër mauzoleun e imamit të parë Shiit, Ali bin Abi Talib.

Çdo ditë, aty varrosen të paktën 200 njerëz, shifër që para luftës ishte rreth 80.

Çmimi për metër katrorë ka arritur në tremijë euro.

Pamjet e marra me dron tregojnë përmasat gjigante të varrezës.