LAJMI I FUNDIT:

Varroset trupi i Kosta Krpaç, por jo edhe dilema për vdekjen e tij!

Varroset trupi i Kosta Krpaç, por jo edhe dilema për vdekjen e tij!

Kosta Krpaç u varros në varrezat e qytetit në Butel, personi i cili para dy ditëve u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kapishtec.

Instituti për Mjekësi Ligjore e dorëzoi trupin deri tek të afërmit, ndërsa gjithçka që është zbuluar iu është bartur prokurorisë publike.


Janë duke u pritur vetëm analizat toksikologjike të cilat zgjasin më shumë. Për sot përgjigja e prokurorisë është se janë dhënë urdhra për analiza shtesë dhe ekspertizë. Jo zyrtarisht, arsyeja dhe rrethanat janë vërtetuar, por prokuroria do ta thotë fjalën e fundit nëse ngjarja është vrasje ose vetëvrasje.

Paqartësitë rreth rrolit të Kosta Krpaç në hetimet e Prokurorisë Speciale ngadalë po zbardhen.

Prokuroria Speciale për Krpac sqaroi se është dëshmitar, po për cilin rast nuk sqaruan. Ka pranuar që vet të bashkëpunoje, por e kanë ditur se ndaj tij është kryer presion./Telegrafi/

pogrebna_kola-620x330