LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon dita e dytë e diskutimit për rebalancin e buxhetit

Vazhdon dita e dytë e diskutimit për rebalancin e buxhetit

Përplasjet mes pushtetit dhe opozitës kanë vazhduar edhe në ditën e dytë të rishikimit të rebalancit të buxhetit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Është turp të mos shpjegoni se në këtë rishikim shkurtohet çdo gjë që duhet të sjellë dobi për qytetarët e Maqedonisë sepse nuk ka të ardhura të mjaftueshme, ndërsa do të shpenzoni atje ku janë çmenduritë, për atë që shëtitë nëpër Maqedoni”, ka thënë deputeti i LSDM, Stojko Paunovski.


“Kolegë Paunovski nëse për ju nuk janë në dobi të qytetarëve investimet kapitale në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe komunale, infrastrukturën arsimore dhe shëndetësore, për qytetarët janë. Nëse për ju nuk janë të dobishme pagesa e rrogave, pensioneve, dhe transferove sociale, për qytetarët janë”, është përgjigjur Dragan Cuklev nga OBRM-PDUKM.

Nga partia opozitare LSDM, janë skeptik se siç thonë, pushteti me zero denarë për Universitetin “Damjan Gruev” dhe me një buxhet modest për “Nënë Terezën”, do të arrijë që t’i realizojë këto projekte.

“Për universitet ‘Nënë Tereza’ në rishikim keni vetëm 10 milion denarë, kjo është për rroga, për disa shërbime të mallrave rreth dy milion denarë, këto janë para për një institut apo institucion të vogël që nuk është në përputhje të fakultetit shtetëror”, ka thënë Lubisha Nikoliq nga LSDM.

Zëvendësministri i arsimit, Spiro Ristovski, ka siguruar se këto mjete janë të mjaftueshme për hapjen e Universitetit “Nëna Tereza”. Ristovski, po ashtu ka thënë se do të sigurohen mjete shtesë nga ministria dhe universiteti do të hapet ashtu siç ka qenë e planifikuar.

„Ato mjete janë të mjaftueshme, por kemi paraparë edhe mjete shtesë në kuadër të ministrisë dhe në qoftë se ka nevojë, do të sigurohen për nevojat e Universitetit”, ka thënë Ristovski.

Sipas propozimit të Ministrisë, Universiteti “Nënë Tereza” duhet të fillojë të funksionojë prej vitit akademik 2016-2017, ndërsa është paraparë që objekti i Universiteti të jetë në vendndodhjen e mëparshme të kazermës “Ilinden”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori