LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon oferta e aranzhimeve turistike për në bregdetin turk

Vazhdon oferta e aranzhimeve turistike për në bregdetin turk

Operatorët dhe agjencitë turistike, anëtare të Shoqatës së hotelierëve dhe turizmit pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë, të cilët kanë akorduar aranzhime turistike me fluturime çarter për sezonin veror në Turqi, vazhdojnë të ofrojnë udhëtime për në vendet e dëshiruara në bregdetin turk, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga Oda ekonomike, ky vendim është marrë pas bisedimeve të mbrëmshme dhe analizës së bërë rreth situatës së porsakrijuar në Turqi.


Për marrjen e këtij vendimi ka ndikuar edhe kumtesa nga Këshilli për kulturë pranë Ambasadës së Republikës të Turqisë në Shkup, me të cilën konfirmohet se të gjithë mysafirët e huaj që gjenden dhe planifikojnë të qëndrojnë në Turqi janë të sigurt, si dhe se në tre muajt e ardhshëm, duke filluar nga 21 korriku i këtij vitit, deri sa zgjat gjendja e jashtëzakonshme, janë rritur masat e sigurisë dhe masat parandaluese.

“Nga ana tjetër, në pajtim me situatën aktuale në Turqi, te objektet e hotelerisë që janë anëtarë të Shoqatës së hotelierëve dhe turizmit, fluksi i zvogëluar eventual i turistëve turq në vend, i cili do të krijohej pas anulimeve të paralajmëruar të rezervimeve, mund të pasqyrohet negativisht në punën e tyre vijuese të planifikuar”, theksojnë nga Oda ekonomike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori