LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon protesta e serbëve kundër Ligjit për Trepçën

Vazhdon protesta e serbëve kundër Ligjit për Trepçën

Punëtorët serbë të shkritores “Trepça” në Zveçan do të vazhdojnë edhe sot, për të tretë ditë radhazi protestat për kundërshtimin e procedimit të projektligjit të Trepçës, për të cilin do të votohet sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Punëtorët do të fillojnë protestën në orën 12:00 në rrugën Zveçan- Leposaviq, në fshatin Rudar, ku kishin bllokuar rrugën për dy ditë radhazi.


Seanca e Kuvendit të Kosovës do të mbahet sot në orën 15:00, ndërsa si pikë e veçantë të rendit të ditës do të jetë projektligji për Trepçën.