Në BE ka ligje dhe rregullore për mbrojtjen e refugjatëve, por shtetet në krizë e lënë pas dore mbrojtjen e azilkërkuesve.
Gati dy milionë vetë janë në arrati prej luftës në Siri. Shumica e tyre kërkojnë mbrojtje në vendet fqinje. Sipas një raporti të UNHCR-së, gati 50 mijë refugjatë kërkuan mbrojtje në Turqi, gjashtëmijë vetëm javën e fundit. Numri i refugjatëve, sipas UNHCR-së, ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, pasi jo të gjithë njerëzit regjistrohen.
Në dymbëdhjetë muajt e fundit kërkuan azil në BE rreth 30 mijë sirianë. Në korrik, Zyra Federale Gjermane për Migracionin dhe Refugjatët regjistroi rreth njëmijë aplikime për azil nga shtetas të tillë.
“Gjermania ka njoftuar se do të strehojë pesëmijë refugjatë nga Siria. Fjala është për ata që kanë më shumë nevojë për mbrojtje dhe janë duke qëndruar në kampet e refugjatëve përreth Sirisë”, tha Ole Schroder, sekretar shteti në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme.
Franziska Vilmar nga Amnesty International (AI) e konsideron pranimin e këtyre refugjatëve nga Siria në Gjermani si sinjal të mirë. Por, thotë se deri tani në Gjermani nuk ka ardhur asnjë prej tyre, sepse kriteret për përzgjedhjen në terren ende nuk janë përcaktuar.
Ole Schroder e konsideron programin gjerman për strehimin e pesëmijë refugjatëve nga Siria si shembull për politikën e BE-së për azilin. Sipas tij, Gjermania deri në fund të vitit do të pranojë 100 mijë refugjatë nga vende të ndryshme.
“Por, nuk mund të pranojmë miliona njerëz në Gjermani. Këtë Gjermania nuk e përballon dot”, thotë ai.
Në BE ka ligje dhe rregullore për mbrojtjen e refugjatëve, por ato duhet gjithashtu të respektohen dhe politika evropiane e refugjatëve duhet të shihet si një përgjegjësi e përbashkët.
Të mbingarkuara me refugjatët janë disa vende të BE-së, si Malta, Qiproja, Italia, Greqia, Hungaria dhe Bullgaria. Aty kudo ka probleme me refugjatët që vijnë nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika për në BE, sqaron UNHCR.
“Organizatat e të drejtave të njeriut e akuzojnë vazhdimisht Bashkimin Evropian se nuk respekton detyrimet e veta ndërkombëtare për mbrojtjen e refugjatëve. Sidomos shtetet që janë në krizë kanë lënë pas dore mbrojtjen e azilkërkuesve, si p.sh. Greqia”, thotë Franziska Vilmar. "Ne e dimë se Greqia është në një krizë ekonomike. Por, kjo nuk do të thotë që të shkelë të drejtat e njeriut”.
Meqë është e mbingarkuar me refugjatë, Malta ka kërkuar ndihmë nga BE-ja. Shroder mendon se Qeveria federale gjermane dhe Bashkimi Evropian i kanë dhënë ndihmë të mjaftueshme Maltës. Që nga viti 2007, Malta ka marrë 85 milionë euro dhe aty gjendet edhe Zyra mbështetëse për Azilin. Për Vilmarin kjo nuk është e mjaftueshme. Nuk duhen vetëm para, por dhe ndihmë akute në vend.
Shumica e azilantëve sirianë që kanë kërkuar azil në Bashkimin Evropian kanë marrë mbrojtje. Vetëm njëmbëdhjetë për qind e kërkesave për azil janë refuzuar në shkallë të parë nga shtetet anëtare të BE-së. Refugjatët sirianë përbëjnë, krahas qytetarëve nga Federata Ruse, grupin e dytë më të madh këtë vit të azilkërkuesve në BE. /DW/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën