LAJMI I FUNDIT:

Vdes 18-vjeçari, u vetëhelmua

Vdes 18-vjeçari, u vetëhelmua

Një djalë vetëm 18 vjeç ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave dyshohet se 18-vjeçari, Marsel Mane është vetëhelmuar me fotoksinë, ndërsa kanë qenë familjarët ato që e kanë gjetur adoleshentin në gjendje të rëndë.

Familjarët bënë me dije se i riu kishte pirë fostoksinë me qëllim ti jepte fund jetës. Pasi gjendja e tij u konsiderua tejet e rëndë, i riu u përcoll për në Spitalin Ushatarak. Mane ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Ushtarak në Tiranë, transmeton “Shekulli”.

Nga hetimet policore, rezulton se djali është vetëhelmuar, ndërkohë që nuk përjashtohen edhe pista të tjera hetimi. Policia do të vijojë të hetoj për të zbardhur shkaqet e vërteta e këtij akti tragjik. /Telegrafi/