LAJMI I FUNDIT:

Veliu tregon ku po i “dhemb” opozitës

Veliu tregon ku po i “dhemb” opozitës

Partive opozitare po u dhëmb pse Lidhja Demokratike e Kosovës, po udhëheq me Qeverinë e vendit. Krejt kundërshtimi i opozitës, sipas krerëve të LDK-së, ka të bëjë më një lloj mllefi të opozitës ndaj LDK-së.

Agim Veliu, nënkryetar i kësaj partie, e vlerëson të pakuptime këtë qasje të opozitës ndaj Qeverisë.


Ai ka ftuar opozitën qe të jetë konstruktive dhe të mos e pengojë punën e Ekzekutivit.

“Partive opozitare po u dhemb qe në po udhëheqim me Qeverinë. E kanë një lloj mllefi dhe inati, i cili për mendimin tim është i pakuptime. Por, ata duhet me kuptu qe rezultati i zgjedhjeve është ky dhe është një marrëveshje politike për formimin e institucioneve. Opozita duhet të jetë kontribuuese e të gjitha proceseve në Kosovës, sepse edhe ata janë pjesë e institucioneve dhe duhet ta luajnë rolin e tyre konstruktiv”, ka thënë Veliu për Indeksonline.

Ai ka kërkuar nga opozita qe të jetë korrigjuese ndaj punës se institucioneve dhe të ofrojë alternativa, por jo të ngrit kauza sic shprehet ai fiktive.

Lidhja Demokratike e Kosovës, është partia e dytë më e madhe në vend. Një kohë të gjatë kjo parti mbante primatin e partisë më të madhe në vend, por që asnjëherë nuk ka udhëhequr me Qeverinë e vendit. Pas zgjedhjeve të 8 qershorit të vitit 2014, LDK bashkë me VV, AAK, e Nismën patën formuar bllokun të quajtur VLAN. Për 6 muaj këto parti u përpoqën të marrin drejtimin e Qeverise, por një vendim i Gjykatës Kushtetuese ia pat mohuar mundësinë për të marrë postin e kryetarit të Kuvendit. Kësisoj, pas gjashtë muajve LDK u tërhoq nga ky koalicion dhe lidhi marrëveshje me PDK-në për formimin e Qeverisë, të cilën e drejton tash e gati dy vjet Isa Mustafa./Indeksonline/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori