LAJMI I FUNDIT:

Vëllai i kryetarit të Malishevës sulmon policen

Vëllai i kryetarit të Malishevës sulmon policen

Vëllai i kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, Fatmir Kilaj e ka detyruar një polic që ta nxjerrë revolen dhe t’ia drejtojë në ballë për ta mbrojtur kolegen e tij. Një burim nga Policia ka treguar se Fatmir Kilaj është ndaluar për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, nga një patrullë e përbërë prej dy zyrtarëve policorë të trafikut, Misin Krasniqi dhe Elvira Motovic. Ngjarja ka ndodhur të martën, në afërsi të Fushë - Kosovës.

Fatmir Kilaj ishte duke vozitur veturën zyrtare të vëllait të tij dhe ishte duke shkuar për ta marrë atë në një dasmë. Burimi ka thënë se zyrtarja policore Motovic i ka marrë dokumentet dhe i ka shkruar një gjobë. Kur ia ka dorëzuar në veturë atij, ai ka tentuar ta sulmojë, shkruan Koha Ditore.

“Kur e ka parë dënimin për tejkalim të shpejtësisë, Fatmir Kilaj ka filluar ta shajë policen duke i thënë, vegë e shurrë, ti me guxu me ma shkru dënimin dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht. Shpejt ka ndërhyrë polici Misin Krasniqi, duke e nxjerrë revolen dhe duke e arrestuar atë përkohësisht”, ka thënë një burim i gazetës.


Gazeta nuk ka arritur të marrë qëndrimin e kreut të Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në lidhe me lejimin e shpërdorimit të veturës së tij zyrtare jashtë orarit të punës. Ai nuk i është përgjigjur gazetës në thirrjet e vazhdueshme nëpërmjet telefonit këtë të shtunë.

Nga Policia e rajonit të Prishtinës është thënë se rasti është dorëzuar në prokurori. Sipas deklarimeve zyrtare në Polici, ani pse Fatmir Kilaj ka tentuar të sulmojë policen në detyrë, tentimi i tij nuk ka paraqitur rrezik, meqë ai nuk është arrestuar pas incidentit.

“Rasti është dërguar në Prokurorinë Themelore, për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës”, ka thënë për gazetën Florije Ahmetaj, zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës.

Sipas saj, rasti në fjalë ka ndodhur në afërsi të fshatit Vragoli të Komunës së Fushë-Kosovës.

Incidenti me vëllanë e kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, ka ndodhur pesë ditë pasi djemtë e deputetit Adem Grabovci u përfshinë në një konflikt me Policinë e Kosovës, duke e grushtuar pjesëtarin e kësaj trupe, Avni Selacin. Kilaj dhe Grabovci janë anëtarë të PDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori