LAJMI I FUNDIT:

Vëllezërit nga Kosova, prodhues të orëve luksoze AkriviA (Foto/Video)

Vëllezërit nga Kosova, prodhues të orëve luksoze AkriviA (Foto/Video)

Vëllezërit Rexhep (28) dhe Xhevdet Rexhepi (26), jetojnë dhe veprojnë në Gjenevë të Zvicrës. Në vitin 1998, nga fshati Isufaj i Zhegrës, ata shpërngulen në këtë vend.

akrivia3


Këta dy vëllezër shpejtë janë integruar në shoqërinë zvicerane.

“Gjeneva njihet si qendër e prodhimit të orëve. Dhe meqë nuk bën të rrish nën dardhë e të mos hash dardha, më lindi ideja për markën që sot njihet si AkriviA”, thotë Rexhep Rexhepi, i cili zanatin e orëpunuesit e kishte marrë tek prodhuesi i njohur, Patek Philippe.

akrivia2

Kur e ka nisur këtë zanat, thotë se fillimisht donte t’ia bënte qejfin vetes, pra që ai të jetë i kënaqur.

“Pasi fillova të punoj mirë, nisën interesimet e të tjerëve për punën tonë. Sot kemi klientë nga mbarë bota”, u shpreh ai për Presheva Jonë.

Çmimi i orëve të tilla arrin deri në 300 mijë franga zvicerane.