LAJMI I FUNDIT:

Vendosen marrëdhëniet diplomatike me Ganën

Vendosen marrëdhëniet diplomatike me Ganën

Republika e Kosovës ka vendosur marrëdhëniet diplomatike me Republikën e Ganës.

Marrëveshja e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve është nënshkruar në Uashington nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në SHBA, Akan Ismaili dhe Ambasadori i Republikës së Ganës në SHBA, Daniel Ohene Agyekum.

Ceremonia e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike është zhvilluar në zyrat e Ambasadës së Ganës në Washington DC.

Në dokument shprehet vullneti i Qeverisës së Kosovës dhe Qeverisë së Ganës për të promovuar lidhjet e miqësisë ndërmjet dy shteteve, zgjerimit të horizonteve të bashkëpunimit dhe mbështetja e kauzës së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, thuhet në njoftimin e lëshuar nga MPJ.

Më tutje, në të riafirmohet përkushtimi i dy qeverive për parimet Kombeve të Bashkuara dhe të drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë respektin e përbashkët për sovranitetin kombëtar, integritetin territorial dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme të një shteti tjetër.

Republika e Ganës e ka njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës më 23 Janar 2012, ndërkohë që disa personalitete të larta nga ky shtet kanë vizituar Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori