LAJMI I FUNDIT:

Veprimi i deputetëve të VV-së, acaron marrëdhëniet Mali i Zi- Kosovë?

Veprimi i deputetëve të VV-së, acaron marrëdhëniet Mali i Zi- Kosovë?

Vendosja e tabelës me mbishkrimin “Mirë se vini në Republikën e Kosovës” dhe flamurit kombëtar në pikën ku duhet të jetë kufiri me Malin e Zi nga ana e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë që shteti malazez të reagojë me notë proteste.

Vetëm një ditë pasi që u vendos kjo tabelë, policia malazeze vendosi që ta heqë tabelën së bashku me flamurin. E si pasojë e këtij veprimi të deputetëve të VV-së, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të Malit të Zi i dërguan notë proteste Prishtinës, duke e paralajmëruar që të parandalojë aktivitetet e ardhshme të ngjashme.


Edhe përkundër këtij paralajmërimi nga Mali i Zi, Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar se deputetët e saj do ta vendosin tabelën edhe flamurin kombëtar prapë aty, ku sipas tyre është kufiri i vërtetë me shtetin malazias.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë për Telegrafin se veprimi i deputetëve të VV-së është rezultat i mosveprimit të Qeverisë së Kosovës për të zgjidhur çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

“Po që se Qeveria do të tregonte vullnet për ta bërë një gjë të tillë, atëherë nuk do të kishte fare nevojë të ndërmerren veprime të tilla. Por, nëse VV po kërkon përcaktim të saktë të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, atëherë si mund të ndodhë që kjo të bëhet me flamurin e Shqipërisë? Kontesti nuk është ndërmjet Shqipërisë e Malit të Zi, por ndërmjet Kosovës e Malit të Zi”, ka thënë Mushkolaj.

Ai ka shtuar se Vetëvendosje së bashku me partitë e tjera opozitare nuk është dashur t’i ndalë protestat, në mënyrë që ta shtyjë Qeverinë për ta rinegociuar marrëveshjen.

“Duke dështuar të vazhdojë presionin në rrugë, VV ka zgjedhur të vendosë flamur në kufi, që nuk është mënyra e duhur për zgjidhjen e problemit, por konsiderohet provokim i shtetit fqinj. Në fokus të presionit duhet të jetë Qeveria e Kosovës, presidenti e kryeministri, e jo Mali i Zi”, u shpreh Mushkolaj, duke shtuar se Podgorica ka dërguar me të drejtë notë proteste dhe se duke pasur parasysh vullnetin e saj që çështja të zgjidhet, nuk ka asnjë arsye që marrëdhëniet Kosovë-Mali i Zi të acarohen.

Në anën tjetër njohësi i çështjeve të politikës, Arben Qirezi ka thënë se veprimi i deputetëve të VV-së, është veprim i paefektshëm i bërë vetëm për konsum të brendshëm, por që nuk duhet të përsëritet.

“Korrigjimi i Demarkacionit duhet bërë në mënyrë të tjera. Reagimi i Malit të Zi duhet marrë në atë mënyrë që të rishikohet procesi. Për të arritur pajtueshmërinë e Malit të Zi, nuk duhet bërë veprime të tilla që i drejtohen Malit të Zi sepse për çfarëdo gabimi në Demarkacion përgjegjëse janë institucionet e Kosovës e jo shteti fqinj”, tha Qirezi për Telegrafin.

Flamuri i Shqipërisë dhe tabela u vendosën nga deputetët e Vetëvendosjes, duke thënë se kjo ishte një mënyrë që qytetarët të kundërshtojnë marrëveshjen për Demarkacionin me Malit të Zi , marrëveshje kjo që po vlerësohet se është në dëm të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori