LAJMI I FUNDIT:

Veseli bëri homazhe te varrezat e Familjes Deliu dhe dëshmorët në Abri të epërme

Veseli bëri homazhe te varrezat e Familjes Deliu dhe dëshmorët në Abri të epërme

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e 18-vjetorit të masakrës ndaj Familjes Deliu, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule në varrezat e kësaj familjeje, si dhe në varrezat e dëshmorëve në Abri të epërme të Drenasit.

Sipas një njoftimit, në këtë përvjetor të dhimbjes, Kryetari Veseli, vizitoi po ashtu, familjet Xhemajli dhe Deliu në këtë fshat.


“Kryetari Veseli, shprehu respektin dhe dhimbjen për familjen Deliu, heronjtë, dëshmorët dhe martirët e masakrave të kryera nga ushtria e policia e regjimit serb, jo vetëm në Abri, por në tërë Kosovën, që me jetën e tyre dëshmuan përkushtimin për çlirim nga regjimi serb”.

“Ai me këtë rast theksoi se në këto masakra, nga këto njësite militare e paramilitare serbe, nuk u kursyen as foshnjat në djep dhe as pleqtë, që sot, si dëshmi mbeten kujtesë për neve, për peshën e lirisë së vendit për të cilin kemi obligim të punojmë çdo ditë”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, po sipas njoftimit, Veseli ka thënë se “Kjo është historia jonë. Si e tillë, ajo është kujtesë e cila nuk duhet të harrohet. Ne nuk do ta harrojmë kurrë këtë sakrificë dhe gjak të derdhur, që nga foshnjat 3-muajshe deri te pleqtë 90-vjeçarë. Nuk do të lejojmë asnjëherë që në këtë tokë të përsëriten gjëra të tilla. Kjo është një arsye më shumë pse duhet të jemi të bashkuar dhe ta forcojmë shtetin tonë”.

Kryetari Veseli, ka theksuar gjithashtu se zhvillimi i vendit, sundimi i ligjit, partneriteti me ShBA-në dhe Bashkimin Evropian, janë rruga dhe e ardhmja e vendit tonë.

“Ai më tej vuri në dukje se krimet e kryera si ky ndaj Familjes Deliu, por edhe autorët e masakrave tjera në Kosovë ndaj qytetarëve të pafajshëm, ende nuk e kanë marrë dënimin nga organet e drejtësisë. Kryetari Veseli theksoi se ekziston përkushtimi i institucioneve që përgjegjësit e këtyre krimeve të marrin dënimin e merituar. Ai tha se lirinë nuk do t’ia falim askujt”, shtohet më tej në njoftim.

“Shtetin tonë do ta mbrojmë me fanatizëm dhe nuk do të lejojmë askënd ta cenojë atë. Do ta forcojmë si shtet ligjor dhe demokratik, me perspektivë për gjeneratat e reja”, citohet të ketë thënë kryeparlamentari Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori