LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Emri i Ilaz Kodrës lidhet me çdo veprim të karakterit çlirimtar të viteve të ‘90-ta

Veseli: Emri i Ilaz Kodrës lidhet me çdo veprim të karakterit çlirimtar të viteve të ‘90-ta

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore, e cila u mbajt sot në Prishtinë, në nderim të figurës së Komandantit Ilaz Kodra, me rastin e 17-vjetorin e rënies heroike të tij.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeparlamentari Veseli vlerësoi lart figurën e Komandantit Ilaz Kodra dhe veprën heroike të tij, në shërbim të kombit e të atdheut.


Duke e konsideruar atë një nga pjesëtarët e orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të luftës aktive për çlirim, Veseli tha se emri i Ilaz Kodrës lidhet me çdo veprim dhe vendim të karakterit çlirimtar gjatë periudhës së viteve të ‘90-ta.

“Ilaz Kodra ishte krah i djathtë i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe aksionisti i parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jo rastësisht, Ilaz Kodra ishte pjesëtar dhe komandant i Brigadës 114, në krye të të cilës, paraprakisht, ishte njëri nga tribunët më të mëdhenj të kombit tonë, komandanti Fehmi Lladrofci”, theksoi Veseli.

Duke iu drejtuar dy vajzave të heroit Ilaz Kodra, të cilat ishin të pranishme në sallë, Veseli tha se ato duhet të ndihen krenare për veprën e babait të tyre dhe trashëgimin që ai ua la.

Kryetari i Kuvendit tha se institucionet e Kosovës janë të obliguara të angazhohen edhe më shumë për zhvillimin e vendit, duke çuar kështu përpara amanetin e dëshmorëve.

“Sot, Kosova nuk ballafaqohet me rrezikun e ndonjë pushtimi, sepse Serbia, falë këtij gjaku, është larguar njëherë e përgjithmonë nga vendi ynë. Por, kemi sfida të reja të cilat lidhen me zhvillimin e vendit dhe perspektivën e tij, për të cilën shumë vajza dhe djem, gra e burra, sakrifikuan jetën e tyre”, tha Veseli.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori