LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Kosova solidarizohet me popullin italian

Veseli: Kosova solidarizohet me popullin italian

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka shprehur dhembjen e qytetarëve të Kosovës dhe solidarizimin e tyre me të afërmit e viktimave pas tërmetit shkatërrues në Itali.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook “Në këto momente të vështira pas fatkeqësisë së rëndë natyrore në Itali, jemi pranë popullit mik italian. Shpreh dhembjen e qytetarëve të Kosovës dhe solidarizohemi me të afërmit e viktimave, ndërsa urojmë shërim sa më të shpejtë për të lënduarit”. /Telegrafi/