LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Prodhuesit vendorë dhe investitorët janë heronj të ditëve tona

Veseli: Prodhuesit vendorë dhe investitorët janë heronj të ditëve tona

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot, mori pjesë në hapjen e Panairit ndërkombëtar të Forumit të Biznesit në Prizren, ku po marrin pjesë 132 kompani vendore e ndërkombëtare, nga vendet e rajonit dhe Turqia.

Veseli, para të pranishmëve theksoi rëndësinë e prodhimit vendor, investimeve dhe partneritetit me kompanitë e huaja, duke vënë në pah prioritetet e institucioneve, siç janë punësimi, rritja e mirëqenies ekonomike dhe shteti ligjor.


Ai theksoi po ashtu se Republika e Kosovës synon integrimin në Bashkimin Evropian dhe ofron të gjitha kushtet e mundësitë për investitorët, duke i quajtur heronj.

“Prodhuesit vendorë dhe investitorët që investojnë në Kosovë janë heronj të vërtetë të ditëve tona, ngase ata me punën dhe përkushtimin e tyre janë duke bërë atë që sot i duhet më së shumti vendit tonë, zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës”, tha Veseli.
Veseli theksoi se Kosova është vend i sigurt dhe me të ardhme të ndritur, ngase ka rini kreative dhe invencion, është shtet evropian me synime të qarta integruese euro-atlantike./Telegrafi/

unnamed (3)

unnamed (5)