Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në konferencën komemorative, në përkujtim të 60-vjetorit të Luftës për Liri dhe Revolucionit Hungarez, e cila u mbajt sot në Prishtinë, nën organizimin e Ambasadës së Hungarisë në vendin tonë.
Duke folur për rëndësinë dhe efektet politike të kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë së popullit mik hungarez dhe të Evropës të pas Luftës së Dytë Botërore në përgjithësi, Veseli elaboroi kontekstin politik të kësaj periudhe, kur njerëzimi ishte e mbërthyer nga konflikti radikal midis dy sistemeve ideologjike, politike dhe ekonomike: botës së lirë, të demokracive liberale, ekonomisë së tregut të lirë, të lirive dhe të drejtave të njeriut, në njërën anë, dhe botës komuniste, ku liritë dhe të drejtat e njeriut shkeleshin në mënyrën më brutale të mundshme, në anën tjetër.
Kreu i Kuvendit tha se këto vite ishin të rënda për popujt e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, të cilët u përfshin në kampin e diktaturave komuniste.
“Një popull, që përgjatë gjithë historisë, i kishte dhënë aq shumë lirisë në Evropë, befas u ndje i mbërthyer nga një tirani e re, tirania komuniste. Njerëzit shtypeshin në emër të lirisë, emancipimit dhe barazisë. Populli hungarez ishte ndër të parët që e kuptoi mashtrimin komunist dhe vendosi të ngrihej, të protestonte, të kundërshtonte, të kërkonte rikthimin e lirisë së tij. Të rinj, studentë, punëtorë, fermerë, intelektualë, artistë, mposhtën frikën dhe i thanë jo tiranisë së kuqe.”, theksoi Veseli.
Kryengritja u shtyp fizikisht, shtoi kryetari Veseli, por zëri i saj për liri pushtoi mendjet dhe zemrat e gjithë njerëzve nga të katër anët e botës. Sakrifica e qytetarëve hungarezë, tha në vazhdim Veseli, u bë shembull frymëzues për të gjithë rezistencën antikomuniste në Evropë e më gjerë.
“Pa rënien e komunizmit dhe triumfin e demokracisë në Evropë, nuk do të ishte e mundur as liria e vendit tim, Kosovës. Njësoj si hungarezët edhe qytetarët e Kosovës kanë paguar një çmim të madh për lirinë dhe pavarësinë e tyre. Por, ne sot, ndihemi krenarë se sakrificat tona, i kanë bërë më të qëndrueshme vlerat evropiane, liritë dhe të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sovranitetin e popujve, paqen dhe bashkëpunimin mes shteteve”, tha Veseli.
Ai shtoi se shteti i Kosovës ka lindur nga këto vlera dhe do të vazhdojë të jetojë përmes tyre.
Kryetari i Kuvendit falënderoi Republikën e Hungarisë për mbështetjen e vazhdueshme që jep në procesin e integrimeve euro-atlantike të Republikës së Kosovës, duke e konsideruar atë një nga vendet mike në mesin e miqve të shumtë që ka Kosova. Në frymën e këtij bashkëpunimi, kryetari Veseli paralajmëroi se në fillim të nëntorit do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Budapest./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën