LAJMI I FUNDIT:

Veshje mbrëmjesh, koleksion vjeshtë/dimër 2010/2011

Veshje mbrëmjesh, koleksion vjeshtë/dimër 2010/2011

Koleksionet vjeshtë/dimër 2010/2011 të tre stilistëve të mëdhenj: Valentino, Christian Dior dhe Channel, kanë një gjë është e përbashkët; që të tre propozojnë veshje mbrëmjesh, por diferenca është e dukshme, si në ngjyra, prerje, stile dhe materiale.

Ajo çka do të kënaqë syrin është larmia e ngjyrave dhe gamave të ndryshme. Channel-i braktis muzën e tij përfaqësuese, shkon përtej asaj bardh e zi, sjell një vjeshtë ekzotike. Valentino nuk harron linjën e gjatë dhe të lirshme, por as ngjyrën e tij, të kuqen. Ndërsa Dior muza vjen nga gjethet, lëkurat e pemëve dhe gjetheve, në një trajtë të veçantë ….

Valentino


Në mentalitetin e stilistit Famoz Valentino, femra ka mjaft pushtet në të gjithë terminologjinë e jetës. Ajo është e fortë, ka shumë drejtime dhe ambicie. Por kjo nuk e ndalon që të jetë e brishtë, e butë dhe e bukur. Kjo e ka bërë të fokusohemi te linja e gjatë, disi e harruar. Ky është një aspekt i veshjes që nuk mund të anashkalohet nga asnjë femër.

Element i ri në koleksionet e veshjeve të mbrëmjes janë dritëhijet brenda një cope. Por, nuk mund të kishte kuptim koleksion i i këtij stilisti pa të kuqen e tij të famshme, që njihet dhe me emrin e tij e kuqja Valentino dhe që zë një pjesë të madhe të muzës së tij krijuese.

Christian Dior

Ky koleksion është i bazuar i gjithi në "Tribal chic". Fustanet e shkurta vijnë me formë busti në pjesën e sipërme, të cilat mund të shoqërohen me një bulero ose xhaketë të vogël me harqe. Ngjyrat përfaqësuese kanë gamë të gjerë në këtë koleksion si, e bardha, e verdha, portokalli, blu, e zezë dhe gri.

Ky është një koleksion i bukur, akoma në një farë mënyre ndihet dhe diskutohet si rikthimi i John Gallianos në koncept.

Një vend të veçantë zënë dhe aksesorët: rripat, çantat dhe sandalet, vijnë në të njëjtat kolore.

Channel

Karl Lagerfeld-i ka menduar të sjellë një koleksion përtej mitit përfaqësues të kësaj marke bardh e zi. Ju lutem kënaquni me gjallërinë që dhuron Chanel Cruise me koleksionin e ri të sezonit. /Telegrafi/