LAJMI I FUNDIT:

Vështirë se do t’i urreni më AKNET pasi ta lexoni çfarë thotë STUDIMI i fundit!

Vështirë se do t’i urreni më AKNET pasi ta lexoni çfarë thotë STUDIMI i fundit!

Sipas këtij studimi – të publikuar në Journal of Investigative Dermatology – shenjat në fytyrë të plakjes si rrudhat dhe hollimi i lëkurës, shfaqen shumë më vonë në jetët e personave që e kanë përjetuar ‘tmerrin’ e akneve.

Hulumtimi ka përfshirë analizimin e 1,205 binjakeve femra çereku i të cilave ka pranuar se kanë pasur probleme me akne. Ekzaminimi i qelizave të bardha të gjakut të vullnetareve dhe mostrat e lëkurës kanë demonstruar se ato të cilat kishin vuajtur nga aknet kishin pasur kapakë më të gjatë mbrojtës (ndryshe të njohur si telomere) në fundet e kromozomeve të tyre, transmeton Telegrafi.

Përse është jo një gjë e mirë?

Epo, këto telomere i parandalojnë kromozomet nga dobësimi, dhe duke marrë parasysh se janë të ndërlidhura me plakjen, njerëzit me telomere të gjata besohet se plaken më pak sesa personat me telomere më të shkurta.

Rrjedhimisht, personat që kanë vuajtur nga aknet besohet se kanë telomere më të gjata dhe kanë pamje më rinore për një kohë të gjatë.

Pra, përderisa shfaqja e akneve mund t’ju shkaktojë kruarje, irritim, por edhe nervozë, vetëm mbajeni mend se me kalimin e viteve do të dukeni shumë më e re sesa shoqet. /Telegrafi/