LAJMI I FUNDIT:

Vest: Shitësit e dredhëzave shkaktojnë pa siguri në rrugët e Maqedonisë! (Foto/Video)

Vest: Shitësit e dredhëzave shkaktojnë pa siguri në rrugët e Maqedonisë! (Foto/Video)

Gazeta e përditshme në gjuhën maqedonase ”Vest” ka zgjedhur që në ballinë të numrit të sotshëm të fokusoj një ”problem” që këto ditë ka kapluar Maqedoninë. Ata si temë kryesore e trajtojnë shitjen e dredhëzave në autostradën Tetovë-Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.

Maqedonia gjendet në krizë të thellë politike dhe ekonomike, por gazeta ”Vest” është fokusuar në këtë ”problem”. Telegrafi Maqedoni njofton se jo më vonë se javën e kaluar në po të njejtë rrugë ndodhi një aksident që ishte regjistruar nga qytetarët ku shihet se kafshët rrezikojnë seriozisht jetën e shoferëve në rrugë.


”Sipas policisë, në autostradën Shkup-Tetovë-Gostivar, në nivel vjetor ndodhin deri 100 aksidente komunikacioni, të cilat shkaktohen nga kafshët” thuhet nga Ministria e Punëve të Brendshme.

A ka siguri në rrugët e Maqedonisë?!Dy aksidente në të njejtën kohë në autostradën Tetovë-Shkup!!E tmerrshme!!!!

Posted by Telegrafi Maqedoni on Dienstag, 26. April 2016

Gjithashtu lexo: Kafshët shkaktojnë aksidente në autostradën Shkup-Tetovë-Gostivar

Kjo rrugë nuk është e sigurtë plotësisht me gardh mbrojtës, kështu që kafshët e rrethinës, lirshëm kalojnë nëpër të.

Dy javë më herët në po të njejtë autostradë vdiq një 38 vjeçare, banore e Reçicës së Vogël, pasi që një numër kuajsh lëviznin nëpër autostradën Tetovë-Gostivar. Ata goditën veturën. Në fillim të muajit në këtë pjesë të autostradës u mbytën rreth 30 dele, duke e kaluar rrugën.

Gjithashtu lexo: ‘Anima Mundi’ kërkon intervenim urgjent në magjistralen Tetovë-Shkup (Video)

Dje ka pasur një viktimë në rrugën Tetovë-Shkup. Nga ky aksident seriozisht është lënduar edhe bashkëudhëtari i viktimës. Nga përplasja, M. M (38) ka humbur jetën nga lëndimet e rënda, gjatë transportimit për në spitalin e Tetovës.

Problemi i futjes së kafshëve dhe mungesës së gardhit mbrojtës në autostradë nuk ishte fokusuar nga gazeta Vest në asnjë faqe të gazetës ditore këto ditë. ”Problemi” i shitësve ambulant të dredhëzave sot ishte në ballinë të numrit të sotshëm të gazetës ”Vest”./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Aksident komunikacioni, vdes një banor i Tetovës

vest 1

Vest 2

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori