LAJMI I FUNDIT:

Vetëm dy orë pasi i propozoi martesë, e rreh brutalisht të dashurën dhe e lë për të vdekur (Foto)

Vetëm dy orë pasi i propozoi martesë, e rreh brutalisht të dashurën dhe e lë për të vdekur (Foto)

Në GLoucestershire të Anglisë, një burrë e ka rrah të dashurën e tij dhe e ka lënë si të vdekur – vetëm dy orë pasi i propozoi për martesë.

Steven Webley i ka propozuar partneres së tij Stephanie Borrowdale, para një grupi të vogël miqsh, në një aheng të thjeshtë në shtëpinë që ndanin së bashku.

Por, me të përfunduar ahengu, 28-vjeçari xheloz është bërë i dhunshëm dhe e ka qëlluar me grushte e shqelma, duke e lënë pa ndjenja dhe të mbuluar nga gjaku, transmeton Telegrafi.

Pasi i ka mbledhur gjërat që i përkisnin, Steven e ka thyer telefonin dhe laptopin e saj, që ajo të mos mund të kontaktojë dikë për të kërkuar ndihmë.

Para se të largohej, ai e ka nxjerrë edhe unazën nga gishti i 27-vjeçares, duke e anuluar në këtë formë fejesën dhe është larguar.

Pasi ajo është këndellur, ka dalë nga shtëpia për të kërkuar ndihmë.

“Më akuzoi për tradhti dhe filloi të më qëllonte. Njëri nga grushtet në kokë më la pa ndjenja dhe nuk mbaj mend asgjë”, ka shpjeguar gruaja, e cila ka mbetur me hundë të thyer dhe me shumë plagë në trup. “Për një moment u ndjeva si njeriu më i lumtur në botë, por më pas më rrahu për vdekje. Kur e pashë se ma ka marrë edhe unazën me të cilën më propozoi, ishte si t’i hedhësh plagës krip”.

Në anë tjetër, Gjykata e ka dënuar Steven me dhjetë muaj burg, dy vjet duhet të qëndrojë larg ish të dashurës, si dhe duhet të bëjë 200 orë punë pa pagesë. /Telegrafi/

Borrowdale4

Borrowdale3

Borrowdale2

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori