LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje: Lirimi i Azem Sylës tregon se edhe drejtësia është kapur nga klani ‘Pronto’

Vetëvendosje: Lirimi i Azem Sylës tregon se edhe drejtësia është kapur nga klani ‘Pronto’

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar të premten pas lirimit nga burgu të Azem Sylës, duke thënë se kjo tregon nivelin e kapjes së organeve të drejtësisë nga klani Pronto.

Vetëvendosje thekson se derisa Azem Syla u lirua nga burgu, në anën tjetër të njëjtat organe të drejtësisë kanë shqiptuar masa të arrestit shtëpiak ndaj deputetëve të Vetëvendosjes, vetëm pse këta të fundit penguan klanin Pronto në misionin e tyre kryesor, faljen e tokave të Kosovës dhe copëtimin e saj


“Vendimi i djeshëm i gjykatës për lirimin e Azem Sylës është veprimi i radhës që tregon nivelin shqetësues të kapjes që i është bërë organeve të drejtësisë nga klani Pronto. Përderisa në vazhdimësi po publikohen përgjime që flasin për përfshirje në krim të organizuar e keqpërdorim të detyrës zyrtare edhe nga shumë bashkëpartiakë të Azem Sylës, organet e drejtësisë kanë mbyllur sytë kundruall tyre, dhe morën vendimin skandaloz për lirimin e këtij të fundit”, thuhet në reagim.

“Në anën tjetër, të njëjtat organe të drejtësisë kanë shqiptuar masa të arrestit shtëpiak ndaj deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, vetëm pse këta të fundit penguan klanin Pronto në misionin e tyre kryesor – faljen e tokave të Kosovës dhe copëtimin e saj. Sot poashtu, Policia e Kosovës intervenoi brutalisht për të penguar aktivistët e VETËVENDOSJE!-s që të vendosin një pano prej letre para shtëpisë së Kadri Veselit. Me ç’rast arrestuan aktivistin Imer Fejza, ndërsa lënduan ish-luftëtarin e UÇK-së, Musa Ajeti”, thuhet më tej në reagim.

Vetëvendosje thekson se nuk ka më asnjë dilemë që i gjithë sistemi shtetëror, duke përfshirë policinë, prokurorinë dhe gjykatat, është vënë në shërbim të klanit pronto dhe shtypjes së kujtdo që mendon ndryshe dhe kundërshton politikisht këtë klan.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë sa më masivisht në protestën e 1 shtatorit, ku do t’i tregohet në mënyrë të vendosur këtij klani kriminal që qytetarët nuk do të dorëzohen para tyre”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori