LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje ngushëllon popullin turk për sulmet në Stamboll

Vetëvendosje ngushëllon popullin turk për sulmet në Stamboll

Lëvizja Vetëvendosje ngushëlloi familjet e viktimave dhe popullit turk gjatë sulmeve të mbrëmshme në Stamboll.

“Vrasja e njerëzve të pafajshëm, dhe shkaktimi i frikës në masë, janë krime që duhet dënuar gjithmonë, kudo që ndodhin. Krimet e tilla, siç janë monstruoze sa i përket dëmeve e terrorit që shkaktojnë, tregojnë po ashtu për mungesën e kohezionit e brishtësinë e shoqërive tona”, thuhet në komunikatën e VV-së për media.

Sipas Vetëvendosjes nuk duhet pranuar një shoqëri ku fashizmi, terrorizmi dhe diktaturat kanë ende hapësirë.

“Në këto momente të gjithë duhet të ndajmë dhimbjen me popullin turk dhe t’i shfrytëzojmë këto akte çnjerëzore për reflektim mbi zhvillimet politike në botë. Nuk duhet të pranojmë një shoqëri ku fashizmi, terrorizmi dhe diktaturat kanë ende hapësirë, por për këtë gjë nuk mjafton as ruajtja e status-quos që është terreni i cili ka prodhuar këto fenomene”, thuhet në komunikatën e VV-së. /Telegrafi/