LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje po mobilizon qytetarët për protestën e 1 shtatorit

Vetëvendosje po mobilizon qytetarët për protestën e 1 shtatorit

Lëvizja Vetëvendosje është duke i mobilizuar mbështetësit e saj që të jenë pjesë e protestës më 1 shtator, në të cilën do të kundërshtohet demarkacioni i kufirit të Kosovës më Malin e Zi.

Kështu ka theksuar për Telegrafin, Tinka Kurti, pjesë e zyrës për informim në VV.

Ajo ka theksuar se kundërshtimi i tyre për seancën e 1 shatorit do të bëhet brenda dhe jashtë Kuvendit, duke shtuar se ata janë duke u mobilizuar për këtë gjë.

“Në protestën tonë presim pjesëmarrje të qytetarëve nga anë e kënd Kosova. Për këtë, ne çdo ditë jemi në terren me takime të ndryshme, tubime dhe sigurisht që do të ketë edhe transport të organizuar. Tashmë, të gjitha maskat janë hequr, qytetarët e dinë se marrëveshja për demarkacionin është e dëmshme dhe çka ka mbetur për t’u diskutuar janë format e organizimit që e bëjnë këtë protestë sa më të madhe”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, deputetja e VV-së, Donika Kadaj – Bujupi, në një intervistë për media ka paralajmëruar se nëse Qeveria e Kosovës nuk zmbrapset nga marrëveshjet për Demarkacion dhe Asociacionin, atëherë eskalimi potencial i situatës do të jetë përgjegjësi mbi ta.

Ndryshe, partia më e madhe opozitare ka paralajmëruar protestën e radhës më 1 shtator, në të cilën do të kundërshtohet demarkacioni i kufirit të Kosovës me Malin e Zi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori