LAJMI I FUNDIT:

Vetëvritet grabitësi i argjendarisë në Bulqizë

Vetëvritet grabitësi i argjendarisë në Bulqizë

Pas një përpjekje të dëshpëruar për t'u arratisur, ka vrarë veten një nga autorët e grabitjes së argjendarisë në qytetin e Bulqizës. Ngjarja, e cila nisi sot në mëngjes me grabitjen e argjendarisë në Bulqizë përfundoi tragjikisht në qytetin e Elbasanit.

Përparim Bala, autori i grabitjes ka udhëtuar me një furgon pasagjerësh në drejtim të Korçës, ndoshta për t’u larguar drejt vendin fqinj, në Greqi, transmeton TCH.

Por, një kontroll i befasishëm nga postblloku i policisë në fshatin Mengel të Elbasanit ka vënë në vështirësi grabitësin, i cili nuk ka pranuar t’i dorëzojë dokumentet policisë duke qëlluar me arme zjarri ndaj uniformave blu.

Fatmirësisht, nuk pati agjentë të plagosur në këtë shkëmbin zjarri, por autori mundi të largohej duke kërcënuar me armë drejtuesin e një mjeti tip “Golf” me targa të Durrësit.

I ndjekur nga policia, Bala nuk ka parë rrugëzgjidhje tjetër dhe ka qëlluar veten me armen e tij, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Forca të shumta policie dhe grupi hetimor mbërriti në vendngjarje, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori