LAJMI I FUNDIT:

Vetro Energy konfirmon pagesën e garancisë për Albpetrol

Vetro Energy konfirmon pagesën e garancisë  për Albpetrol

Konsorciumi Vetro Energy konfirmon pagesën e garancisë prej 170 milionë eurosh, duke i hapur kështu rrugën privatizimit të Albpetrol-it. Lajmi konfirmohet edhe nga vetë aksioneri i Vetro Energy, Rezart Taçi.

Ndër të tjera mësohet se ky konsorcium do të përfundojë me ritme të përshpejtuara të gjitha marrëdhëniet me METE, duke afruar edhe datën e pagesës tërësore prej 850 milionë eurosh.

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës deklaroi pak ditë më parë se fituesja e tenderit Vetro Energy, nuk nisi negocimin e kontratës së shitjes së aksioneve si dhe nuk depozitoi garancinë prej 20 pwr qind të vlerës së ofertës, në datën e caktuar. Përpara një situate të tillë Ministria e Energjetikës vendosi të nisë procedurat e arkëtimit të 850 milionë eurove të vendosura nga konsorciumi si garanci bankare në zbatim të kushteve të përcaktuara në tenderin për privatizimin e Albetrol.


Aksionerët e “Vetro Energy” janë “YPO Holdings” dhe “SilkRoad Equity”. /Telegrafi/