LAJMI I FUNDIT:

Vetura lëvizë në drejtim të kundërt në autostradë afër Prishtinës (Video)

Vetura lëvizë në drejtim të kundërt në autostradë afër Prishtinës (Video)

Një veturë është parë sot duke lëvizurnë shirit të gabuar në autostradë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në pjesën e autostradës në afërsi të Lebanes, Prishtinë.

Në videon e dërguar nga një qytetar në KALLXO.com shihet vetura Golf 2 duke lëvizur me shpejtësi të madhe në drejtim të kundërt të rrugës ndërsa përballëkalohet nga vetura tjera.


Javën e kaluar, në autostradën Tiranë- Durrës humbën jetën katër veta pasi një veturë kishte hyrë në drejtim të kundërt të rrugës.