LAJMI I FUNDIT:

Veturën e parkuar para hyrjes e largon me traktor (Video)

Veturën e parkuar para hyrjes e largon me traktor (Video)

Një fermer nga Anglia nuk ka mbetur i bllokuar, por ka gjetur zgjidhje për veturën që i kishte zënë hyrjen.

Ai i ka vënë traktorit pjesën për bartjen, në të cilën e ka hipur makinën e kuqe dhe e ka larguar tutje, transmeton Telegrafi.


Në videon e regjistruar, shihen dy femra që nuk ndalojnë së qeshuri me këtë transport të pazakontë.

Ato kthejnë veturën së prapthi për t’i liruar hapësirën fermerit, i cili po e barte veturën në mënyrë vertikale nëpër rrugën e ngushtë.

“Sikur të kisha një traktor, hobi im do të ishte heqja e veturave të parkuara në vend jo të duhur”, është një koment lidhur me videon e hedhur në internet. /Telegrafi/