LAJMI I FUNDIT:

Vidal te Milani?

Vidal te Milani?

Raportohet se mbrojtësi i Barcelonës, Aleix Vidal dëshiron të largohet nga klubi dhe është një objektiv për Milanin.

Mbrojtësi i anës së djathtë u transferua në Camp Nou nga Sevilla në verën e vitit 2015, por ka bërë vetëm dy paraqitje deri më tani këtë sezon.


Sipas Sky Sport, 27-vjeçari tani po shikon për një të ardhme larg nga Katalonia në afatin kalimtar të janarit.

Van Basten: Milani do ta kthejë lavdinë e tij
Lexo po ashtu Van Basten: Milani do ta kthejë lavdinë e tij

Kjo pasi, futbollisti nuk hynë në preferencat e trajnerin Luis Enrique dhe do të vazhdojë të humbas ndeshje duke qëndruar në stol dhe jashtë skuadrës.

Rossonerët thuhet se tani e sa kohë janë duke mbajtur një interesim të fort në Vidal dhe do të jenë të përgatitur për të ringjallur atë, pasi mendojnë që tani janë mundësitë për të nënshkruar me spanjollin. /Telegrafi/