LAJMI I FUNDIT:

Vijon “odisea” e çështjes Çame, Brukseli i përgjigjet reagimit të ashpër grek: Dialogoni!

Vijon “odisea” e çështjes Çame, Brukseli i përgjigjet reagimit të ashpër grek: Dialogoni!

Zëdhënësja Maja Koçijançiç, në daljen përpara mediave, kur është pyetur nga gazetarët grekë në Bruksel për deklaratat e Komisionerit Hahn, i cili përmendi edhe Çështjen Çame, theksoi se duhet të vijojë dialogu mes Shqipërisë dhe Greqisë për të diskutuar për çështjet e mbartura mes dy vendeve.
“Kur flitet për Shqipërinë dhe Greqinë, Komisioni është informuar në fillim të vitit nga të dy vendet se ka qëllime për të thelluar dialogun mes tyre dhe të diskutojnë një sërë çështjesh të mbartura, që kërkojnë qartësi për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe.

Dhe në këtë kontekst, Komisioneri rekomandoi veçanërisht propozimin e palës greke për të caktuar një platformë e cila mund të lejojë më shumë dialog konstruktiv, lidhur me të gjitha çështjet që duhet të qartësohen mes dy shteteve. Po në këtë konktekst, Komisionieri inkurajoi të dy vendet që të vijojnë bashkëpunimin. Kjo është dhe fryma në të cilën Komisioneri i përgjigjet një numri pyetjesh nga anëtarët e Parlamentit Europian dhe ato duhet të shihen në këtë dritë. Ne jemi të informuar mbi qëndrimet e dy vendeve për të thelluar dialogun dhe duke i inkurajuar ata që të shmangin keqkuptimet e mundshme mbi çështjet më të rëndësishme”, tha Koçijançiç.

Gazetarja greke ka këmbëngulur nëse ekziston apo jo një çështje e tillë.

“Komisioni po ndjekim angazhimin e të dyja vendeve për të diskutuar çështje të mbartura që kërkojnë sqarim në mënyrë që të forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet dypalëshe. Nuk ka shkuar përtej kësaj, nuk marr një pozicion”, deklaroi Koçijançiç.

Athina zyrtare sërish është e revoltuar me qëndrimet e Komisionit Europian. Menjëherë ka reaguar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Stratos Efthimiu, duke deklaruar se “disa njerëz në Bruksel nuk e kuptojnë rëndësinë e të mosgënjyerit”.

Përplasja BE-Greqi nisi pak ditë më parë, pasi Komisioneri Johanes Hahn deklaroi se mes Shqipërisë dhe Greqisë ka ende çështje të hapura, duke përmendur si një prej tyre dhe Çështjen Çame.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori