LAJMI I FUNDIT:

Vilanova lëvdon Messin

Vilanova lëvdon Messin

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka lëvduar yllin e skuadrës Lionel Messi pas fitores së mbrëmshme 2-1 ndaj Real Betis.

Messi mbrëmë shënoi dy herë për të çuar në 86 numrin e golave të shënuara brenda këtij viti kalendarik, rekord i cili më herët mbahej nga Gerd Muller me 85 gola.

“Ne jemi të kënaqur që Messi na ndihmoi me dy golat e tij dhe ai theu rekordin e Müller. Ai ende ka edhe tre ndeshje të mbetura këtë vit, le të shohim nëse mund ta zgjerojë këtë rekord”.


“Ne shpresojmë se ai ende ka shumë të na japë pasi ende është shumë i ri. Ai është një yll me famë botërore i cili ka një varg cilësish të cilat e bëjnë atë po thuajse të papërsëritshëm”.

“Ne nuk duhet të shtojmë presionin në të. Rekordi i tij i këtij viti është absolutisht i veçantë. Ta lejojmë atë të kënaqet me momentin dhe të mos fokusohemi në sa shumë gola mund të shënojë në të ardhmen”, ka deklaruar Villanova. /Telegrafi/