LAJMI I FUNDIT:

Vildane Zeneli flet për librin dhe këngën e parë

Vildane Zeneli flet për librin dhe këngën e parë

Vildane Zeneli shumë shpejt do të sjellë në treg librin e saj të parë, i cili ka të bëjë me jetën e saj në Kosovë, luftën këtu, familjen, shoqërinë, e shumë gjëra të tjera. Ajo për Telegrafin flet dhe për këngën e saj të parë me një yll botëror.

Pas modelimit dhe muzikës, ajo ka filluar ta shkruajë edhe autobiografinë e parë të saj, dhe do të mundohet ta paraqesë vendin e saj sa më mirë që mundet. Ajo për Telegrafin thotë se edhe karriera e saj muzikore pritet të jetë e jashtëzakonshme.

“Më kanë dhënë mundësi këtu të shkruaj një libër që ka të bëjë me jetën time. Ka të bëjë me jetën time në Kosovë si fëmijë, lufta në Kosovë, karriera ime si modele, familja dhe shoqëria. Në thelb tërë jetën time … do të shkojë pak kohë deri sa të përfundoj librin, tani sa kam filluar ta shkruaj, aty do të ketë gjithçka dhe çdo gjë lidhur me jetën time, storie për të cilat nuk kam folur asnjëherë, e nuk i kam treguar asnjëherë, do të jetë inspiruese për shumë njerëz”.


“Do të tregojë që Vildanja nuk është vetëm një modele e famshme, por që ka shumë gjëra në veten e saj. Është kënaqësi që më është dhënë kjo mundësi, gjithmonë ka qenë në mendjen time edhe pse jam e ngatërruar me shumë punë, sidomos me muzikë, por do ta bëj prioritet që të shkruaj nga pak çdo natë para se të flej….”, theksoi ajo.

Ajo nuk po lë pa e prekur as sferën e muzikës, ku thotë se do të lansohet së shpejti në bashkëpunim me një producent të njohur.

“Sa i përket karrierës sime muzikore, unë kam një këngë që e kam bërë me klip që quhet “Dance Me” dhe është Pop/Dance, por kur Will.i.Am nga Black Eyed Peace shkroi një këngë shumë të mirë për mua, e gjithashtu ai është edhe në këngë, e cila është më e rëndë, tregon një Vildane ndryshe jo vetëm një modele tipike sexy, dhe kur kënga u incizua, doli aq e mirë sa që ne e harruam këngën e parë që tashmë vetëm e kisha bërë. ‘Labeli’ im dëshiron që unë të shfaqem në skenë me diçka të fuqishme,pasi që është singli im i parë dhe poashtu të fitoj vëmendjen e audiencës për t’ua dëshmuar që unë jam një artiste reale e jo vetëm një modele që është e njohur për pamjen e saj dhe mendon që di të këndoj”.

“Unë jam artiste në shpirt dhe muzika ka qenë pasioni im që kur kam qenë fëmijë, por asnjëherë nuk kam pasur rast të bëj muzikë siç jam duke bërë tani, me njerëzit e duhur, në kohën e duhur. ‘Labeli’ im definitivisht dëshiron që kënga ime e parë që lansohet të jetë ajo që e kam realizuar me Will.i.Am. Ju premtoj se do të dalë shumë shpejt, kam incizuar aq shumë këngë, por kjo këngë që e kam bërë me Will.i.Am, është e pëlqyera ime, nuk po mund të pres që të gjithë fansat e mi ta dëgjojnë, ju premtoj se nuk do ju zhgënjej”, ka thënë Vildane Zeneli për Telegrafin.

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori