LAJMI I FUNDIT:

Vine tani edhe në tabletët dhe PC-të e Windows

Vine tani edhe në tabletët dhe PC-të e Windows

Duke filluar prej sot, rrjeti i famshëm social Vine do të jetë në dispozicion edhe në Windows Store.

Përdoruesit e pajisjeve që bazohen në Windows 10 do të mund të shohin momente të shumta nga videot e Vine në kompjuterët e tyre personal, si dhe në tabletët që janë pjesë e kësaj platform.


Aplikacioni ofron shumë nga përvojat e njohura dhe argëtuese që ofron Vine, sikurse kanalet e muzikës, vallëzimit, komedisë dhe sportit.

Për ta shpërndarë një video në Vine nga kompjuteri juaj personal e tëra që duhet ta bëni është ta ngarkoni atë apo ta tërhiqni videon direkt në shërbim, dhe ajo do të postohet menjëherë.