Viti 2013: Bashkimi, puna, shpresa…
Viti 2012 u karakterizua me shumë ngjarje skandaloze. Fillimi i bisedimeve me Serbinë, ku pati ndërprerje disa herë të këtyre bisedimeve dhe nënshkrimi i shumë marrëveshjeve në dëm të Kosovës, si p.sh. doganat etj.
Aktakuza e ngritur dhe arrestimi nga ana e EULEXI-it për gjoja krime lufte ndaj heroit të luftës dhe deputetit të PDK-së, Fatmir Limaj. Skandali i pasaportave biometrike – të përfshirë disa persona, por edhe zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët në bashkëpunim me shtetasen gjermane Natalije Velija (e cila vazhdon akoma të mbahet në burg) kishin vjedhur 1.4 milion euro.
Një ndër skandalet më të turpshme që tronditën mbarë opinionin shqiptar, ishte ai i përgjimeve nga ana e EULEXI-it në të cilën ishin të përfshirë zyrtarët e PDK-së, Kryeministri Hashim Thaçi, Adem Grabovci, Vlora Çitaku, Kadri Veseli dhe Sami Lushtaku. Objekt i sharjeve, ofendimeve dhe talljeve ishte kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Pas gjithë këtyre skandaleve që ndodhën gjatë vitit 2012 nga politikanët tanë të kriminalizuar, të korruptuar, të papërgjegjshëm dhe aventurier, ne qytetarët e stërlodhur të Kosovës duam sa më shpejt të harrojmë vitin që po e lëmë pas dhe të shpresojmë se viti 2013 do të jetë shumë më i mirë se ky vit.
Ka ardhur koha e duhur që të reflektojmë dhe t’i tregojmë Evropës dhe gjithë Botës se Bashkimi Kombëtar nuk bëhet në dëm të ndokujt. Bashkimi bëhet për interes të shqiptarëve dhe është punë që duhet të përkrahet. Bashkimi është çështje natyrale, shoqërore, fisnike, e mirë, pozitive dhe është në favor të Ballkanit dhe Evropës. Bashkimi i shqiptarëve si e drejtë natyrale do të ndodhë dhe duhet të ndodhë sa më parë. Kemi një gjuhë, një flamur, një gjak dhe një emër, jemi një!
Shqiptarët e të gjitha trojeve etnike shqiptare duhet të bashkohen dhe të kenë një shtet, një qeveri, një parlament, një president, një kryeministër, një ushtri, një ligë, një kombëtare dhe si përfundim, shqiptarët do të quhen shqiptarë dhe jo më ”kosovarë”, ”maqedonas” e tetovarë, ”çamë”, ”malazezë” etj. Pra, të gjithë do prezantohen në botë si ”albanian people” (komb shqiptar).
Bashkimi është një gjë e cila do të ndodhë patjetër. Është vetëm pyetje kohe, edhe pse mendoj se do të kaloj një kohë pak si e gjatë! Shqipëria duhet të kthehet në formën e saj natyrale, prandaj edhe është natyrale që do të vijë bashkimi! Ribashkimi i trojeve etnike shqiptare duhet të arrihet edhe me diplomaci, që për fat të keq na mungon si shtet dhe qeveri. Po nuk u ribashkuan Shqipëria, Kosova, Kosova Lindore, Arbëria (Maqedonia), Malësia (Mali i Zi) dhe Çamëria, shqiptarët në Ballkan s’kanë për të përparuar. Ribashkimi i Shqipërisë është e vetmja alternativë…!
Kosova ka nevojë për udhëheqës të ndërgjegjshëm. Lufta kundër korrupsionit kriminalitetit, drogës, tregtisë me qeniet njerëzore, prostitucionit duhet të jetë një nga detyrat kryesore. Hapja e vendeve të reja të punës, zhvillimi i bujqësisë ndihma që duhet dhënë për t’ju kthyer njerëzit tokës, krijimi i kushteve për tërheqjen e investimeve nga jashtë, rregullimi i sistemit shëndetësor të pastruar prej korrupsionit për të ofruar shërbim të gjithë qytetarëve. Te sistemi i shkollimit duhet të bëhen investimet më të mëdha ngase aty është zhvillimi. Duhet krijuar kushte që studenti që kryen fakultetin të ketë mundësi punësimi, e shumë e shumë të tjera që duhet bërë për të dërguar vendin përpara.
Të bëjmë që ky vit që po vjen të jetë vit i fillimit të veprimeve konkrete të mëdha, vit i kthesës së madhe, vit që do i jep fund një periudhë të errët e do kthejë shpresën për një ardhmëri më të mirë, të shikojmë përpara të marrim guximin të vejmë në lëvizje të gjithë potencialin që posedojmë e të bashkohemi në një të vetmin qëllim ta bëjmë Shqipërinë natyrale, atdheun tonë, vend ku do mund të jetojmë me dinjitet!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën