LAJMI I FUNDIT:

Viti 2108, 100 vjet shtet kosovar

E imagjinoj 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Prishtina do të stoliset verdh e kaltër dhe në vend të shqiponjës dykrenëshe, do të valojnë yjet pesëkëndëshe. Këtij simboli do t’ia ngritim një shesh, një përmendore, rreth krahëve do t’ia vendosim një AK-47, sepse gjeneratave të ardhshme do t’ju mësohet se si edhe yjet kanë luftuar përkrah neve! Sigurisht, do të marrim urime nga të gjitha vendet e botës, sepse e gjithë bota na njeh, apo jo? Normal që na njohin, sepse kemi histori të madhe, jemi popull i madh, jemi krenar, të dinjitetshëm e punëtorë, e për të bashkuar s’bëhet fjalë.

Do të debatohet e polemizohet rreth historisë, luftës e shpalljes së pavarësisë. Disa do të hyjnizohen, të tjerët do të quhen tradhtarë. Për Hashim Thaçin do të ngrihen mite, do të përgojohet se “paska pas shkuar në Bruksel, e aty paskan dashtë me e çarmatos”. Sigurimi ia paska hequr iPhone-in prej xhepit, por trimi ynë kishte një Nokia në brez! Kur u kthye n’Kosovë e shpalli pavarësinë. Nuk e priti askënd… s’pati kënd… Thaçit do t’i ngrihet një lapidar. Sigurisht shtatoren e tij do ta punojë ndonjë skulptor i huaj, sepse këta t’huajt i ka pasur shumë qejf.


Do të nderohet presidentja e vendit, Atifete Jahjaga. Për të do të flasë historia e Rusia, e me siguri se do t’ia vënë epitetin e “Zonjës së plastikës”. Mbase do t’i bëhet edhe ndonjë film, por aktorja që do ta luaj rolin e saj, do t’i duhet ta lexoj skenarin gjatë xhirimeve që të jetë sa më origjinale!

Historinët do ta shkruajnë politikanët, sepse këta e kanë shkruar gjithmonë, e qe besa e kanë zanat të mirë. Secili që vjen në pushtet na ngrit nga një hero të vetin. Historianët janë vetëm daktilograf. Politikanët diktojnë, historianët shkruajnë. Intelektualët ngritin zërin, por shpejt ju shteret!

Qytetarët le të zihen ndërmjet veti, qafen e thefshin sepse të vërtetën nuk do ta mësojnë kurrë. Secili pretendon se e di historinë. Disa, besojnë se e kanë të vërtetën. Disa e përvetësojnë atë me bindje dhe të tjerëve ua mohojnë dhe nëse je kundër tyre, do të etiketohesh se je prosllav, grekofil, mbase edhe etiketimi proamerikan do të ketë kuptim negativ!

Edhe pas 100 vjetëve do të zihemi se kush ishte më patriot, kush e themeloi shtetin, kush e modernizoi? Cili ishte tradhtari? Kush e bëri gabimin fatal? Cili shtet i huaj na deshi më shumë, sepse neve gjithmonë na kanë dashur, “na kanë ndihmua e na kanë kënaq, na kanë…”. Do të vajtojmë për pushtimet e copëtimet. Do t’ia lëmë fajin gjithnjë të huajit, sepse kështu kemi bërë gjithmonë. Do të vajtojmë se na paskan influencuar, kemi qenë të dobët e s’patëm faj… Këtu na solli fati, jo pse deshëm ne.

Mos t’i harrojmë edhe optimistët, sepse jemi populli më optimist në botë. Ky është shekulli ynë, apo jo?! Kemi liri, kemi shkolla e universitete sa të duash. Shkojmë ku duam e s’na bërtet askush. Lëri bre këto gjëra se shqiptarët veç kanë qejf mu ankua. Pse po mërzitemi, ne e kemi Amerikën, ashtu si dikur Perandorinë Osmane.

Ku do të jemi pas 100 vjetësh? Gjykuar sipas përvojës, nuk besoj që është pyetje e vështirë.

Rroftë Kosova sa Shqipëria, por jo si kjo!?

Në trend

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori