LAJMI I FUNDIT:

Viti i ri shkollor fillon më 1 shtator, mungojnë librat

Viti i ri shkollor fillon më 1 shtator, mungojnë librat

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka bërë të ditur se Ministria e Arsimit dhe Drejtoritë komunale të Arsimit janë duke i bërë të gjitha përgatitjet që mësimi të fillojë më 1 shtator, sipas kalendarit shkollor dhe përgatitjeve që janë bërë.

I pyetur nëse një gjë të tillë do ta pengojë protesta që pritet të organizohet nga partitë opozitare me rastin e vendosjes së vijës kufitare nga Kuvendi i Kosovës, Bajrami ka thënë se i fton të gjithë që fëmijët mos t’i përfshijnë në aktivitete politike.

Mirëpo, ministri Bajrami tha se ekziston një problem me shpërndarjen e teksteve mësimore, të cilat janë vonuar në mungesë të mjeteve materiale.

Megjithatë, ministri tha se po bëjnë çmos që librat të shpërndahen sa më parë.

“E kemi pas një problem rreth dinamikës së përgatitjes së teksteve në mungesë të fondeve por e kemi tejkaluar. Është e vërtetë që kemi shumë pak kohë për të shpërndarë librat por po bëjmë çmos që nga java e ardhshme të bëjmë dërgimin e teksteve tek komunat dhe tek shkollat në mënyrë që nxënësit të kenë qysh në ditën e parë të shkollës tekstet e gatshme”, tha ministri Bajrami.

Ministri Bajrami, si parapërgatitje për mësimin parauniversitar tha se është bërë edhe rekrutimi i stafit të mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave.

Ai tha se konkurset e tilla janë përcjellë nga MASHT-i pasi sipas tij në të kaluarën ka pas punësime të militantëve partiakë, e jo në baza ligjore.

Ministri Bajrami tha se risia e këtij viti është edhe rishikimi i teksteve shkollore ku janë rishikuar dhe do të hyjnë në përdorim 86 tekste mësimore nga klasa e parë në të nëntën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori