LAJMI I FUNDIT:

Vjedhje në pompën e derivateve ‘Makpetrol’

Vjedhje në pompën e derivateve ‘Makpetrol’

Në rrugën ‘Kozle’ të Shkupit, 30 minuta pas mesnate në pompën e derivateve ‘Makpetprol’ ka ndodhur një vjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtoi sot MPB, një i maskuar ende i panjohur, me pistoletë në dorë ka kërcënuar të punësuarin dhe ka marrë qarkullimin ditor.

Vjedhësi ka marrë 4 mijë denarë ku pa gjurmë ka ikur nga vendi i ngjarjes. Janë marrë masat për gjetjen e kryerësit dhe qartësimin e plotë të rastit. /Telegrafi/