LAJMI I FUNDIT:

I vjen fundi operimit të naftëtarëve pa arka fiskale (Video)

I vjen fundi operimit të naftëtarëve pa arka fiskale (Video)

Pritjes së gjatë për të bindur një pjesë të kompanive që merren me shitjen e derivateve të naftës që të pajisen me arkat elektronike fiskale, i ka ardhur fundi. Ndaj tyre, e ka humbur durimin edhe kryeministri Mustafa, i cili të premten ka kërkuar nga menaxhmenti i Administratës Tatimore që të ndërmarrë masa.

Në takimin e mbajtur me ta, kryeministri gjithashtu ka marrë informacionet rreth trendit të mbledhjes së të hyrave, ndërkohë që është ndarë i kënaqur me numrin e kompanive nga veriu i vendit që janë fiskalizuar dhe që numri i tyre arrin në 600.

Sa i përket procesit të bashkimit të Doganave dhe ATK-së, Mustafa ka deklaruar se nëse vlerësohet edhe nga partnerët ndërkombëtarë se duhet të mos ketë nguti në këtë proces, atëherë ai do ta përkrahë atë.

Ndërsa drejtori i ATK-së, Sakip Imeri, i është zotuar kryeministrit se do të vazhdojë të punojë për ta mbajtur trendin e mbledhjes së tatimeve që sipas tij, është më i madh se vitin e kaluar.