LAJMI I FUNDIT:

Vjosa Osmani dhe Arben Gashi nuk e tregojnë votën për Demarkacionin

Vjosa Osmani dhe Arben Gashi nuk e tregojnë votën për Demarkacionin

Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi koalicionit qeverisë PDK-LDK dhe Listës Serbe mund t’i dështojë për ratifikim në Kuvend.

Kjo marrëveshje e cila po kundërshtohet nga paritë opozitare, deputetë e së cilës kanë thënë se nuk do ta votojnë, por edhe nuk do kursejnë metoda për kundërshtimin e saj, nuk do të votohet as nga disa deputetë të partive në pushtet, e disa prej tyre ende nuk kanë vendosur se si do të veprojnë.


Nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës, marrëveshja me Malin e Zi duhet të votohet me 2/3 e deputetëve apo mbi 80 vota.

Ndërkaq përveç 30 deputetëve të opozitës janë edhe disa deputetet nga koalicioni qeverisë e disa të pavarur që tashmë kanë bërë të ditur se do të votojnë kundër kësaj marrëveshje.

Shpetim Bulliqi nga LDK, Rifat Qela nga Lëvizja për Bashkim, Gëzim Kelmendi e Shaip Muja si deputet të pavarur janë ata që kanë thënë se do të votojnë kundër demarkacionit.

Nga ana tjetër ka disa deputet nga LDK e PDK, të cilët ende nuk kanë vendosur nëse do të votojnë pro ose kundër kësaj marrëveshje.

Lajmi.net ka provuar të marr qëndrimin e disa prej tyre, të cilët thonë se ende nuk kanë vendosur, por shprehen se nga marrëveshje për kurimin e Malin e Zi ka shumë paqartësi.

Njëra ndër to është edhe Vjosa Osmani deputet e LDK-së. Ajo më një përgjigjeje për lajmi.net nuk ka treguar nëse do të votoj për ose kundër, por ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos informim të deputetëve për këtë marrëveshje, duke thënë se ekspertë vendorë kanë dhënë argumentet të mjaftueshme se në këtë proces janë bërë shkelje.

“Unë akoma nuk e kam parë marrëveshjen që është nënshkruar. Edhe pse po bëhen afër një vit nga nënshkrimi i saj Qeveria nuk e ka përcjellë këtë marrëveshje deputetëve, madje as për informim. Deri tash askush nuk e ka marr mundin të na bindë se kjo marrëveshje ka qenë në rregull.

“Ndërkaq në anën tjetër ka mjaftë argument bindëse të paraqitura nga ekspertët të cilët thonë se është gabuar në përcaktimin e vijës kufitare”, është shprehur Osmani.

Një tjetër deputet i LDK-së, që nuk ka vendosur nëse do të votojë demarkacionin është Arben Gashi.

Ai për lajmi.net ka thënë se për këtë do të vendos në Kuvend dhe se ende nuk e ka shqyrtuar materialin.

Deputeti i pavarur Ilir Deda është njëri nga ata që ka kundërshtuar marrëveshjen. Por, as ai nuk ka preferuar të tregoj nëse ka vendosur për ose kundër demarkacionit. I kontaktuar nga lajmi.net ka thënë se është gjatë tërë ditë në takime dhe se nuk mund të flas për këtë.

Edhe disa deputetë të PDK-së, janë shprehur se marrëveshje me Malin e Zi duhet të rishikohet. Xhavit Haliti, Adem Grabovci e Nait Hasani janë atë që kanë shprehur qëndrime të tilla.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori